E Diel, 1 Nëntor 2026

Besa ndalet nga Partizani ne Kavaje

Ndeshja e startuar ne oren 14:00 ne stadiumin “Besa” te Kavajes eshte mbyllur me rrjeta te paprekura, pavaresisht se skuadra vendase dominoi pothuajse gjithe ndeshjen.

Partizanit i rikthehet buzeqeshja pas shume ndeshjesh. Skuadra e Shpetim Duros ka marre nje pike me mjaft vlere ne transferten e veshtire te Kavajes kunder Beses.

Ndeshja e startuar ne oren 14:00 ne stadiumin “Besa” te Kavajes eshte mbyllur me rrjeta te paprekura, pavaresisht se skuadra vendase dominoi pothuajse gjithe ndeshjen. Ky barazim prish planet e skuadres se Beses qe eshte nje nga pretendentet per te fituar kampionatin.

Verdhezinjte e konfirmuan forcen e tyre nje jave me pare ne kryeqytet kunder Tiranes ku barazuan 1-1 dhe binden me loje. Me kete barazim Besa ngjitet ne kuoten e 16 pikeve, 3 me pak se Tirana e vendit te pare qe do luaje neser ne transferten e veshtire te Elbasanit.

Nga ana tjeter, Partizani ngelet ne vendin e fundit me 6 pike, nje me pak se Lushnja qe neser do prese Vllaznine ne “Roza Haxhiu”. Takimet e tjera te javes se 10-te jane; Shkumbini-Apolonia, Teuta-Bylis dhe Dinamo-Flamurtari.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›