E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bursa e Tokyo-s me humbje

Hemorragjia ne tregun financiar japonez nuk ka të ndalur. Ndërsa në Evropë, në hapje bursat i rikthehen qetësisë.

Bursa e Tokyo-s mbyllet me humbje ne 3,55 përqind, ndikuar edhe nga zbritja në Wall Street.

Nikkei zbret në 8.583 pikë, 316 më pak se mbyllja e një ditë më parë.

Bursat Evropiane

Nisje pozitive për bursat e kontinentit të vjetër. Në Piazza Affari, Mibtel ngjitet me 0,11 përqind. Mirë hapet edhe Londra me rritje 0,50 përqind, Frankfurti fiton 0,76 përqind dhe Parisi 0,12 përqind.

Bursat aziatike

Në diferencë me Tokyo-n, ngritje ka edhe për tregjet aziatike. Hang Seng në Hong-Kong ka regjistruar një fitim të 1,4 përqind nga 13.975,83 pikë, ndërsa bursa e Taiëan rritet më 1 përqind.

Rezultati më i mirë vjen nga Seul, ku Kospi kaloi nga një zbritje prej 4.9 përqind në një ngritje prej 3,9 përqind.

Ndërkohë në tregun e shkëmbimeve valutore, Euro është forcuar kundrejt Dollarit dhe është dobësuar ndaj Yen-it.

 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›