Daci do te kandidoje per president

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat Daci, ka paralajmëruar kandidimin e tij për president të ardhshëm të Republikës së Kosovës.
Daci ka thënë se po pret ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me zgjedhjen e presidentit të shtetit, si dhe vlerësimet që do të marrë nga miqtë.
I pyetur nëse merr një vlerësim pozitiv prej miqve për kandidimin për president, Daci është përgjigjur: “Po nëse e vlerësoj, jo vetëm unë, por të gjithë miqtë që kam, ndoshta edhe më tepër jashtë partisë, do të jem i gatshëm. Kurrë nuk kam qenë më i fuqishëm në aspektin shëndetësor, intelektual, moral dhe politik".
Nexhat Daci ka folur edhe për situatën politike në vend dhe për LDD-në. Daci ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për t’i marrë nën kontroll pikat kufitare 1 dhe 31. Por, sipas tij, plani i Qeverisë në veri nuk është finalizuar deri në fund.
Daci i ka bërë thirrje për unitet gjithë spektrit politik të pozitës dhe opozitës kur është në pyetje interesi i shtetit të Kosovës. Por, e ka mohuar bashkimin me LDK-në dhe Listën “Ibrahim Rugova”.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Serbët nuk i heqin barrikadat
Pavarësisht kërkesës së EULEX-it dhe KFOR-it, që serbët lokalë t’i largojnë barrikadat e vendosura në veri të vendit ato ende vazhdojnë të jenë të pranishme. KFOR: Asnjë ultimatum për barrikadat
Forcat paqeruajtëse të KFOR-it nuk u kanë dhënë serbëve të veriut të Kosovës asnjë ultimatum apo afat për heqjen e barrikadave, me të cilat kanë bllokuar rrugët. Progres-raporti, Thaçi paralajmëron ministrat
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaci, paralajmëron ministrat e qeverisë së tij. Përformanca në punë do të vlerësohet mbi bazën e angazhimeve për tejkalimin e sfidave të përmendura në raportin e progresit të vitit 2011. Prishtina mirëpritet ultimatumin e KFOR
Qeveria e Kosovës mirëpret ultimatumin e KFOR-it dhënë serbëve të veriut që deri këtë të dielë të largojnë vullnetarisht barrikadat e vendosura në rrugët e asaj pjese.
Torturat, dënohet ish-luftëtari i UCK-së
Sali Rexhepi është shpallur fajtor me 5 vjet burg nga një trup gjykues i përbërë nga një gjykatës kosovar dhe dy të EULEX-it.
Lajmet kryesore
Lezhë, horror në Gjykatë
Salla e gjyqit lahet me gjak
Arvizu: 21 janari? Pres drejtësi
Amnistia, nuk zgjatet afati
Partitë, si në vitin 1914
Të miturit nëpër burgje, UNICEF: Nuk arsimohen