Galliani Ibrahimovic nuk shkon asgjekundi

Disa ditë pasi tronditi të gjithë milanistët me deklaratën se ishte i lodhur nga futbolli dhe se po mendon një tërheqje të afërt prej tij, Zlatan Ibrahimovic rikthehet në qendër të vëmendjes, duke dhënë garanci për respektimin e plotë të kontratës.
”Gjithçka është ok, bos”, ishin fjalët e tij, të paktën sipas administratorit të deleguar të kuqezinjvë, Adriano Galliani, i cili gjithashtu theksoi se Milani i ka të gjithë sulmuesit që i duhen dhe nuk ka ndërmend të përforcojë këtë repart me blerje të reja.
”Balotelli është thjesht një tifoz dhe mik i mirë i Milanit, ndërsa Tevez nuk do të mbërrijë. Në janar do të ketë ndërhyrje vetëm në repartin e mesfushës”, shtoi Galliani.
Ndërkohë, vazhdojnë problemet e dëmtimeve tek kampionët e Italisë. Ndonëse Robinho e Mexes janë riaftësuar dhe mund të luajnë ndaj Palermos, Allegri duhet të bëjë pa Seedorf, i cili ndien dhembje në gju, për shkak të një goditje të marrë në strërvitje. Pa të në mesfushë, pritet që Aquilani të nisë ndeshjen si titullar, ndërsa në sulm Robinho dhe Cassano janë në luftë për një vend përkrah Ibrahimovic.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Messi kyçet në kabinën e avionit
Një ngjarje e rrallë i ka ndodhur yllit të futbollit botëror, Lionel Messi, i cili u detyrua të kyçet brenda në kabinë së bashku me pilotët, për të shmangur vëmendjen e tepërt të tifozëve në Venezuelë. Milan, vetëm fitore ndaj Palermos
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, në prag të ndeshjes së vështirë me Palermon në Serinë A, theksoi se për skuadrën e tij nuk do të ketë më asnjë justifikim, nëse nuk do të jetë në gjendje të sigurojë fitoren. Superliga, fiton Kastrioti e Laçi
Janë mbyllur dy ndeshjet e para të javës së pestë të Superligës Shqiptare, me Kastriotin dhe Laçin që arritën të fitonin në fushat e vështira të Bylisit dhe Tomorit, përkatësisht.
Arsenal, Drogba për t’u rimëkëmbur
Pas një fillimi jashtëzakonisht të dobët të kampionatit, Arsenali i Arsene Wenger është duke menduar për një fushatë të fuqishme blerjesh, që të lejojë klubin të rikthehet të konkurrojë për tituj të rëndësishëm.
Kuzhe: Do të shikoj edhe mundësi të tjera
E ka drejtuar Kombëtaren e Shqipërisë për më shumë se dy vite, por sot po përjeton një situatë të paqartë për të ardhmen.
Lajmet kryesore
Lezhë, horror në Gjykatë
Salla e gjyqit lahet me gjak
Arvizu: 21 janari? Pres drejtësi
Amnistia, nuk zgjatet afati
Partitë, si në vitin 1914
Të miturit nëpër burgje, UNICEF: Nuk arsimohen