Berlusconi e "hëngri mollën e kalbur"

Pak minuta pasi u zyrtarizua transferimi i Mario Balotellit në Milan, mediat italiane kanë analizuar këtë transfer.
Fokusi është te Silvio Berlusconi dhe deklaratat kontraverse për Balotellin të cilin para pak jave e quajti "Mollë e kalbur".
"E mësuam se Silvio i paska dëshirë mollat e kalbura" shkruan një gazetë italiane.
"Një mollë e kalbur, që mund ta kalbë një skuadër" analizon një analist italian.
Kjo deklaratë nga disa analizohet si një taktikë e Berlusconit për të ulur çmimin e tij. /Indeksonline/