E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ac Milan: "Mister X" është Mario Balotelli

Milani e ka njoftuar marrëveshjen me Manchester Cityn për blerjen e Mario Balotellit.

Sulmuesi i natyralizuar italian do të jetë "Mister X" i Milanit duke qenë goditja ndoshta më e forta këtë afat në tregun evropian.

Pas problemeve të vazhdueshme me Cityn, sidomos trajnerin Mancini, Balotelli vendosi rikthimin në qytetin e Milanit, ku edhe u bë i njohur te skuadra e Inter.

20 milion euro thuhet se i ka kushtuar Milanit transferimi i Balotellit ndërsa prezantimi i tij mund të bëhet nesër./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›