E Diel, 1 Nëntor 2026

Berlusconi në Milanello: Si frikohemi askujt

Silvio Berlusconi ka zbritur prapë në qendrën stërvitëse të Milanit, duke u takuar me lojtarët dhe trajnerin e skuadrës. Me të ishte edhe Adriano Galliani. Berlusconi deklaroi se ka ardhur për të përshëndetur skuadrën e tij para disa ndeshjeve të rëndësishme.

"Jemi në një situatë që na bën të ndjehem mirë. Erdha për ti përshëndetur lojtarët e mi para sfidës me Torinon" deklaroi Berlusconi.

Bosi italian u pyet lidhur me blerjen e Balotellit dhe kundërshtarin e radhës në Ligën e Kampionëve.

"Balotelli është shumë i shtrenjtë. Duhen shumë para. Nuk është më koha për të kryer të tilla shpenzime. Sa i përket kundërshtarit ne nuk i frikohemi askujt, le të jetë kush të jetë" përfundoi Berlusconi./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›