Emigrantët në Itali, Berluskoni kërkon ndihmën e KE-së

Pas përballjes me shumë emigrante të ardhur nga Tunizia, Berluskoni duke parë situatën e vështirë ka kërkuar ndihmë nga Komisioni Europian.
“Gjatë telefonatës së djeshme me presidentin e Këshillit Europian Van Rompuy, qeveria italiane i ka kërkuar Komisionit Euopian një sërë kërkesash për të ndërhyrë në lidhje me valën e re të emigrantëve që po vijnë nga Tunizia".
Kështu thuhet në një deklaratë të kryeministrit të Italisë, Silvio Berluskoni i cili vlerëson angazhimin personal të presidentit Van Rompuy dhe angazhimin e komisioneres Mallstroem e cila ka përshëndetur kërkesat e Italisë për ndërhyrjen e menjëhershme në situatën emergjente. Berluskoni ka thënë se së shpejti do të ketë një bisedë telefonike dhe me Presidentin e Komisionit Europian, Barroso.