Berlusconi në kërkim të Van Basten?
Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, duket të ketë filluar gjahun për të gjetur zëvendësuesin e Leonardos.
Duket se Berlusconit i ka ardhur në majë të hundës Leonardo dhe pas dy sulmeve të Leonardos ndaj tij, ai sipas "La Gazzeta dello Sport", është në heshtje mediatike duke kërkuar në ndërkohë njeriun që do ta pasojë Leonardon.
Berlusconi më herët e ka menduar mundësinë e angazhimit të Filipo Gallit nga ekipi i të rinjve, por ai gjithashtu dëshiron të bisedojë edhe me Marco Van Bastenin, në mënyrë që ky i fundit të kthehet tek Milani.
Në listën e shkurtër të Berlusconit janë dhe Frank Rijkaard dhe ish-trajneri i Cagliarit, Massimiliano Allegri.