E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murinjo kërkon Tevez për Balotelin

Merkato

Do të duhen 35 milionë euro për të blerë Karlos Tevezin, por Zhoze Murinjo e dëshiron në Interin e tij të sezonit të ardhshëm dhe klubi zikaltër është i gatshëm të konkurrojë me Realin e Madridit për sulmuesin argjentinas. Lajmin e bën të ditur “News of the World”, sipas së cilës trajneri portugez e ka shënuar emrin e futbollistit të Mançester Sitit në krye të listës së dëshirave në prag të merkatos së verës. Tevez, në përfundim të Premier League që vazhdon ende, mund të largohet nga Mançesteri (ku ka luajtur edhe për Junajtidin) ngaqë nuk ka marrëdhënie të mira me trajnerin e tij Roberto Mançini, i cili e shikon si element shqetësues në ekip.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›