E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lamtumira e Benitez, Hodgson për pankinën?

Liverpul

Rafa Benitez duket se e ka prishur përfundimisht marrëdhënien me Liverpulin, nga i cili po pret vetëm që ta lërë të lirë për të pranuar ofertën e Juventusit. Për momentin mes klubit italian dhe trajnerit spanjoll po diskutohen vetëm detajet e një kontrate, që mund t’i lidhë ata për të ardhmen. Pak para ndeshjes Liverpul-çelsi, të humbur 0-2 në “Anfield Road”, Benitez ka thënë fjalë të ashpra në drejtim të drejtuesve të klubit të tij: “Kur vendosa të rinovoj kontratën time, u shpreh Benitez, e bëra sepse skuadra ishte e mirë dhe sepse më kishin siguruar se do të investonin para. Por situata ndryshoi, njëlloj si te Valencia. Premtimet nuk i mbajtën dhe më detyruan të largohem”. Por ende pa u larguar mirë ai, flitet për zëvendësuesin: ai është Roy Hodgson, trajneri i Fulhemit, finalistit të Europa League.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›