E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola pranon: Ksavi ishte i dëmtuar

Barcelona

Ksavi Hernandez ishte përsëri njeriu kryesor në ndeshjen kundër Villarrealit. Trajneri Pep Guardiola pranon se e ka grumbulluar Ksavin e dëmtuar për të luajtur në ndeshjen kundër “nëndetëses së verdhë”. “Ksavi ka pësuar një dëmtim, i cili mundet edhe t’i rrezikojë Botërorin. Ai është një futbollist shembullor për të gjithë të tjerët. Edhe një herë ai shprehu dashurinë e madhe për Barcelonën”. Ndërsa vetë Ksavi pranon se ka për të shpenzuar të gjithë energjinë për këto tri ndeshjet e fundit. “Ne jemi të lodhur psikologjikisht nga humbja kundër Interit në Champions League, mirëpo këtë nuk do e lejojmë në ndeshjet në vazhdim”, u shpreh mesfushori i katalanasve, Ksavi.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›