Berlusconi takon Obamën: Rezultate nga samiti i G8
Uashington- Kryeministri italian Silvio Berlusconi, gjatë takimit dje me presidentin amerikan Barack Obama, bëri thirrje për rezultate konkrete të samitit të muajit të ardhshëm të tetë vendeve më të industrializuara të botës (G8) lidhur me rregullat financiare, ndryshimin e klimës dhe tregtinë botërore.
Berlusconi, i cili do të drejtojë takimin e liderëve të G8-s në Itali, prezantoi axhendën e tij për samitin duke u përqendruar kryesisht në çështje të sigurimit të ushqimit, reduktimit të emetimeve të dioksidit të karbonit dhe rimëkëmbjes së ekonomisë botërore si prioritetet kryesore të bisedimeve. "Ne kërkojmë që samiti i G8-s të arrijë rezultate konkrete", deklaroi Berlusconi për gazetarët pas takimit me Obamën në Shtëpinë e Bardhë.
Kryeministri italian vlerësoi përpjekjet e ministrave të Ekonomisë së tetë vendeve të industrializuara për përcaktimin e rregullave dhe parimeve që do të parandalonin përfshirjen e botës nga një krizë tjetër të fuqishme ekonomike, ndërsa shtoi se ai dhe presidenti amerikan besonin se një marrëveshje përfundimtare lidhur me këto parime nuk pritet të arrihet në samitin e muajit të ardhshëm.
Nga ana e tij, presidenti Obama, i cili do të vizitojë Rusinë përpara se të udhëtojë drejt Italisë për të marrë pjesë në samitin e G8-s, nënvizoi se çështja e parandalimit të përhapjes së armëve bërthamore duhet të jetë gjithashtu pjesë e diskutimeve të liderëve të tetë vendeve më të industrializuara.