Rusia kundër rrymës, mirëpret Ahmadinexhadin
Ekaterinbur- Presidenti iranian, Mahmoud Ahmadinexhad mbërriti sot në Rusi, ku do të marrë pjesë në një samit rajonal, njoftoi agjencia Reuters. Ai duhet të vizitonte Rusinë dje, por e shtyu vizitën e tij pas protestave që nisën në Teheran kundër rezultatit të zgjedhjeve presidenciale.
Ndërkohë Rusia e mirëpriti presidentin iranian dhe u shpreh se zgjedhjet dhe rezultati i tyre i kundërshtuar ishinin çështje të brendshme.
"Zgjedhjet iraniane janë një çështje e brendshme e Iranit", deklaroi zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov në një konferecë për shtyp në qytetin Yekaterinburg.
"Përshëndesim faktin që këto zgjedhje u mbajtën, mirëpresim presidentin e ri në tokën ruse dhe e konsiderojmë simbolik faktin që zgjodhi Rusinë për vizitën e tij të parë. Kjo i hap rrugë shpresës për progres në marrëdhëniet dypalëshe", shtoi Ryabkov.