E Diel, 1 Nëntor 2026

Berluskoni: 207 të vdekur nga tërmeti

Bilanci i viktimave nga tërmeti në Aquila të Italisë sa vjen e rëndohet. Kryeministri Italian Silvio Berluskoni në një konferencë për shtyp është shprehur se numri i viktimave ka arritur në 207 të vdekur, ku 17 prej të cilëve janë ende të paidentifikuar. Sipas Berluskonit janë nxjerrë nga gërmadhat të gjallë 150 persona dhe sipas të dhënave të deritanishme janë 1 mijë të plagosur ku 100 prej të cilëve në gjendje të rëndë. Gjithashtu Kryeministri Silvio Berlusconi deklaron se 17 mijë persona janë të pastrehë, 10 mijë prej të cilëve në Aquila dhe mbi 7 mijë të tjerë nëpër provinca.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›