E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni: Doja të blija një ishull, që ta ndihmoja Greqinë

Silvio Berluskoni thyen heshtjen zgjedhore duke folur për gazetarët, dhe prononcohet për situatën në Greqi.

Siç transmeton gazeta La Repubblica, Berluskoni i është drejtuar gazetarit grek duke u shprehur: "Kam biseduar me ish kryeministrin tuaj Papandreu dhe me atë aktual Samaras. Unë kam qenë në anën e tyre, por nuk mund të bëhej asgjë me gjermanët. Kjo është një fatkeqësi, unë jam katastrofë”, tha ai me një ton të penduar, transmeton BW.

"Nëse ka diçka që ne në Itali mund të bëjmë për të ndihmuar Greqinë... Ne italianët kemi simpati të madhe për Greqinë, e cila është djepi I kulturës, kemi studiuar kulturën e lashtë lashtë greke në shkollat tona dhe është vendi që më shpesh bëjmë pushimet tona”, tha Berluskoni dhe vijoi: “I thashë Papandreut, nëse ka një pronë të bukur në Greqi dhe nëse ishte e disponueshme për ta blerë. Nëse duhet të blej një ishull, unë jam në dispozicion. Por tani hesht, sepse me këto çmime që mbizotërojnë duket sikur dua të përfitoj nga situata”, u shpreh ish kryeministri Italian, vendi i të cilit gjithashtu po përjeton krizë ekonomike./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›