E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa: Ndjeka dëshirën e Zotit

(E plotësuar) Para një turme prej 100 mijë personash, Papa Benedikti XVI ka mbajtur lutjen e tij të fundit publike si papë.

Ai tha se e ka ndjekur dëshirën e Zotit me vendimin e tij për dorëheqje.

Papa 85-vjeçar do të japë dorëheqjen më 28 shkurt, për siç ka thënë, arsye shëndetësore.

Ai tha të dielën se “Zoti po më thërret që të ngjitem në mal”, dhe se pas dorëheqjes do t’i përkushtohet lutjeve dhe meditimeve.

Papa do të mbajë një takim përfundimtar me kardinalët në mëngjesin e 28 shkurtit dhe dorëheqja e tij - e para nga një papë në afro 600 vjet - do të hyjë në fuqi në oën 20:00.

Vatikani ka thënë se shpreson që një Papë i ri do të caktohet para se Kisha Katolike të fillojë me ditët festive të Pashkëve.

Ndërkohë, mediat italiane janë mbushur plot me spekulime se Benedikti dha dorëheqje për shkak të skandaleve të ndryshme në Vatikan.

---

Papa Benedikti XVI do të mbajë të dielën lutjen përfundimtare Angelus nga dritarja e apartamentit të tij, me pamje nga Sheshi i Shën Pjetrit.

Në lutje pritet të marrë pjesë masë e madhe njerëzish.

Papa 85-vjeçar do të japë dorëheqjen më 28 shkurt, për sic ka thënë arsye shëndetësore.

Ndërkohë, mediat italiane janë mbushur plot me spekulime se Benedikti dha dorëheqje për shkak të skandaleve të ndryshme në Vatikan, transmeton Rel.

Papa do të mbajë një takim përfundimtar me kardinalët në mëngjesin e 28 shkurtit dhe dorëheqja e tij - e para nga një papë në afro 600 vjet - do të hyjë në fuqi në oën 20:00.

Vatikani ka thënë se shpreson që një papë i ri do të caktohet para se Kisha Katolike të fillojë me ditët festive të Pashkëve./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›