Berluskoni Dua te shoh ne sy tradhetaret

Kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni është i vendosur të përballet me një votim vendimtar për buxhetin, mes frikës se Italia mund të jetë viktima e radhës në krizën e borxhit të Eurozonës.
Edhe pse më herët u fol për një dorëheqje të “Cavalierit”, lamtumira spontane nga pallati Chigi nuk hyn në planet e Berluksonit.
As rrjedhja e deputetëve që ka pasur së fundmi nuk e detyron të dorëzohet për të bërë valixhet gati para përfundimit të legjislaturës. Madje i lëshon sfidën atyre që vetë i quan tradhëtarë.
Do të kërkoj votëbesimin sipas letrës së BE, dua të shoh në fytyrë kush do të ketë guximin Kriza FinanciareEurozona, ministrat e Financave harrojnë Greqinë Itali, borxhet arrijnë një nivel rekord Inspektorët e FMN, në fund të muajit në Romë të më tradhëtojë”, tha Berluskoni.
Bursa nuk e vlerëson këtë vendim të kryeministrit italian, duke shënuar rënie.
Të hënën, Berluskoni, i cili i ka mbijetuar dhjetra votëbesimeve gjatë qëndresës të tij, hodhi poshtë njoftimet se ai kishte planifikuar të jepte dorëheqjen.
Ndërkohë, ministrat e financave evropiane kanë planifikuar të takohen në Bruksel për bisedime.
Shqetësimet mbi Italinë kanë lënë në hije zhvillimet në Greqi, ku udhëheqësit politikë po grinden në lidhje me formimin e një qeverie të unitetit të ri.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Bankat, vjen ligji që i shpëton nga kriza
Institucionet kthehen në filiale
Llogari në Bruksel për sigurinë e avionëve
Burrel, gruaja vret burrin me sëpatë
PS, kongresi i bashkimit apo përçarjes?
Berisha: Taksat nuk do të rriten