Putin Eurozona ndihma nga FMN

Presidenti rus, Vladimir Putin sygjeron se ekonomitë e mëdha në zhvillim duhet t’i garantojnë ndihmë Eurzonës, për të luftuar krizën e borxhit dhe ta bëjnë këtë përmes Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Duke folur gjatë takimit të Organizatës për Bashkëpunim e Shangait, Putin vlerësoi përpjekjet e Bashkimit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara për të tejkaluar krizën.
“Sipas mendimit tim, pjesëmarrja e Bankës Qendore Europiane në zgjidhjen e detyrave për Fondin Europian të Stabilitetit Financiar do të ishte shumë e dobishme në situatën aktuale. Por kjo i takon organizatave të tjera dhe ne do ta ndjekim nga afër situatën”, - tha presidenti rus, Vladimir Putin.
Putin nuk foli për kushtet e ndihmës financiare nga vende si Kina apo Rusia, por argumentoi se duhet të reflektohet një rol më i madh i këtyre vendeve, në vedimmarrjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar.
“Është në interesin tonë që Eurozona të mos ketë probleme, që ato të minimizohen. Natyrisht ne nuk do ta lidhim ndihmën financiare me sektorin e energjisë apo dicka tjeter. Por brenda kornizës së organizatave ndërkombëtare ne shpresojme që nëse vende si Rusia apo Republika Popullore e Kinës janë pjesëmarrës në përpjekjet mbarë-botërore për të përmirësuar situatën, atëhere kjo do të ketë ndikimin në statusin tonë si anëtarë të organizatave të tilla si FMN dhe strukturat e tjera të këtij lloji”, shtoi Putin.
Deklaratat e kryeministrit rus nuk bëjnë gjë tjetër vecse përforcojnë qëndrimin për menaxhimin e krizës së borxhit në eurozonë, nga grupimi BRICS, Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut, në fund të samitit të G20-ës që u zhvillua javën e kaluar në Kanë të Francës.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Bankat, vjen ligji që i shpëton nga kriza
Institucionet kthehen në filiale
Llogari në Bruksel për sigurinë e avionëve
Burrel, gruaja vret burrin me sëpatë
PS, kongresi i bashkimit apo përçarjes?
Berisha: Taksat nuk do të rriten