Caktohen datat per Napoli-Juventus e Xhenoa-Inter

Napoli-Juventus më 29 nëntor dhe Xhenoa-Inter më 13 dhjetor. Këto janë dy datat e vendosura nga federata italiane e futbollit për t’u luajtur dy takimet e pezulluara të kësaj jave.
Ndeshja Genoa-Inter, e programuar për t'u zhvilluar ditën e dielë në qytetin e Xhenovës në orën 12:30, është shtyrë për shkak të përmbytjeve masive që kanë shkaktuar 7 viktima.
Njoftimin e ka dhënë kryebashkiakja e qytetit italian, Marta Vincenzi. Zona më e goditur e qytetit nga përmbytjete është pikërisht ajo ku ndodhet stadiumi “Luigi Ferraris”.
Mes viktimave raportohet të jetë edhe një grua shqiptare e identifikuar si Shpresa Djala, 28 vjeç, dhe dy vajzat e saj, përkatësisht 1 dhe 10 vjeç.
Sipas burimeve, është konfirmuar se pesë nga viktimat kanë humbur jetën për shkak se u futën në korridorin e një ndërtese.
Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë treguar se personat në fjalë, mes të cilëve dy fëmijë, u futën në korridor për t’u mbrojtur nga shiu i rrëmbyeshëm, ndërkohë që hapësira u mbulua nga uji që vërshoi papritur.
Mësohet se ata nuk patën kohë për të arritur shkallët dhe për të dalë nga korridori i ndërtesës, por u përfshinë nga vala e ujit të rrëmbyeshëm.
Ndërkohë, në një zonë tjetër të qytetit, autoritetet policore kanë urdhëruar banorët që ndodheshin rrugëve që të strehohen në vende të sigurta.
Kjo, pasi shumë shpejt pritet një valë e re uji, që nga forca pritet të marrë me vete cdo gjë që do t’i dalë përpara.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Fiorentina largon Mihajloviç
Rezultatet e dobëta të arritura në këtë fillim-sezoni, i kanë kushtuar postin e trajnerit të Fiorentinës, ish-lojtarit serb, Sinisha Mihajloviç. Van Marvijk në krye të Holandës deri në 2016-n
Bert Van Marvijk duket se do të qëndrojë në drejtimin e përfaqësueses holandeze deri në vitin 2016. Gëtze në merkato
Mario Gëtze nuk do të largohet nga Borusia e Dortmundit në merkaton e muajit janar. Lajmi publikohet nga e përditshmja britanike ‘Daily Mail’ sipas së cilës, drejtuesit e klubit gjerman nuk kanë ndërmend që të privohen nga shërbimi i sulmuesit kaq shpejt. Miqësoret, Kapelo thërret Terrin
Xhon Terri do të jetë në ndeshjet miqësore të Anglisë me Spanjën dhe Suedinë. Trajneri i Tre Luanëve, Fabio Kapelo e ka grumbulluar mbrojtësin e Çelsit në skuadër pavarësisht se ai është nën hetim nga Federata Angleze e Futbollit për fyerje raciste. Inter këmbëngul për Eto’o
Kur në media filloi të flitej për një interesim të Interit për Samuel Eto’o, drejtuesit e Anzhi u treguan të prerë: “Eto’o as në ëndërr nuk kthehet në Itali.”
Lajmet kryesore
Bankat, vjen ligji që i shpëton nga kriza
Institucionet kthehen në filiale
Llogari në Bruksel për sigurinë e avionëve
Burrel, gruaja vret burrin me sëpatë
PS, kongresi i bashkimit apo përçarjes?
Berisha: Taksat nuk do të rriten