E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shuhet legjenda e boksit Joe Fraizer


Ish-kampioni i peshave të rënda në boks, Joe Fraizer ka vdekur pas një beteje me kancerin në mëlci, kanë njoftuar familjarët e tij.

Fraizer, i njohur ndryshe si “Smokin’ Joe”, ndodhej në një klinikë në Filadelfia ku merrte mjekim pasi u diagnostikua me kancer disa javë më parë.

67-vjecari ishte boksieri i parë që mundi Muhammad Ali në vitin 1971, por që humbi dy ndeshjet e mëvonshme me të. Ai mbajti titullin e kampionit të botës mes viteve 1970-73.

Ditën e shtunë, menaxheri i Frazier, Leslie Wolf deklaroi se gjendja e boksierit ishte shumë serioze, por mjekët po bënin gjithcka që kishin mundësi.

Gjatë karrierës së tij Fraizer fitoi një medalje ari në Lojrat Olimpike të vitit 1964, ku mori pjesë në turne si zëvendësues i Buster Mathis, i cili nuk mundi të ndiqte turneun për shkak të një dëmtimi.

Ai fitoi titullin për peshat e rënda në vitin 1970, pasi mundi Jimmy Ellis në Nju Jork. Ndërsa tre vjet më vonë ai e humbi titullin përballë George Foreman.

Por boksieri do të mbahet mend më tepër për tre ndeshjet e mëdha me Ali, përfshirë duelin epik “Thrilla in Manila” në vitin 1975.

Pasi mësoi për sëmundjen e Fraizer, Ali, 69 vjec, tha: “Lajmi për Joe vështirë të besohet dhe më i vështirë të pranohet. Unë dhe familja ime e kemi Joe dhe familjen e tij në lutjet tona të përditshme”.

Fraizer u tërhoq në vitin 1976 pasi u mund sërish nga Foreman. Që prej atëherë ai bëri një kthim të dobët në vitin 1981, për t’u ndeshur edhe një herë të vetme para se të mbyllte karrierën.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Bankat, vjen ligji që i shpëton nga kriza
Institucionet kthehen në filiale
Llogari në Bruksel për sigurinë e avionëve
Burrel, gruaja vret burrin me sëpatë
PS, kongresi i bashkimit apo përçarjes?
Berisha: Taksat nuk do të rriten

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›