E Diel, 1 Nëntor 2026

Berluskoni: E Djathta, edhe gratë i ka më të bukura se e Majta

“E Djathta edhe gratë i ka më të bukura sesa e Majta...”, - u shpreh dje në një prononcim plot ngjyresë, lidhur me kontributin e pritshëm të femrave në qeverinë e ardhshme italiane të paszgjedhjeve parlamentare, kandidati për kryeministër, lideri i “Forca Italia”, kavalier Silvio Berluskoni, në emisionin “Otto e mezo”. Me këtë pohim lideri i së Djathtës italiane përkohësisht në opozitë, kishte parasysh jo vetëm bukurinë fizike të femrave politikane të lidershipit të koalicionit që ai drejton, por edhe sharmin fisnikëror dhe formatin intelektual të këtyre përfaqësueseve elitare femra të së Djathtës klasike dhe bashkëkohore italiane. “Do të kemi katër gra ministresha, në totalin prej 12 ministrash të 12 dikastereve: do të kemi kësisoj qeverinë më të përmbledhur, më të koncentruar në historinë e Republikës...”, - deklaroi plot kuptim kryeministri i ardhshëm italian. Me këtë deklarim, kryeministri i radhës i Italisë, bëri të qartë se bukuria fizike e ministresahve të ardhshme do të jetë një nga komponentët kryesorë të imazhit publik, por edhe i cilësive të larta politike, qeverisëse e morale të ministrave dhe kabinetit që kavalieri pritet të drejtojë... Çka sipas nëntekstit të tij pritet të kontrastojë thellë me ato të qeverive pararadhëse të majta, natyrisht pas zgjedhjeve parlamentare, në të cilat sipas gjasave dhe sondazheve, e Djathta italiane do të fitojë bujshëm një mandat të merituar qeverisjeje, pas dështimit të së Majtës aktuale dhe dorëheqjes së kërkuar nga kryeministri i së Majtës, Romano Prodi. Me këtë formatim dhe përbërje të qeverisë së re italiane, formacionet e djathta evropiane, sikundër edhe në Shqipëri, kanë përqafuar filozofinë e përfshirjes së përfaqësueseve më të spikatura të seksit të bukur në qeverisje, teksa në çdo shoqëri ato përformojnë vlerat vitale të jashtëzakonshme të gjysmës së popullsisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›