Berluskoni: Inter mjaft! Këtë vit do fitojmë ne
Më pëlqen Murinjo, më pëlqen kur u thotë kundërshtarëve atë frazën “zero tituli”. Silvio Berluskoni, padroni i Milanit, ka gjetur momentin për të folur edhe për sportin, gjatë një mbledhjeje elektorale në Milano. Ai i ka thurur elozhe trajnerit portugez, duke përmendur epokën e tij të suksesshme tek Interi. “Është trajner i jashtëzakonshëm”, tha Berluskoni, që më pas iu drejtua kryebashkiakes së Milanos Leticia Morati: “Sa kemi qeshur e dashur Leticia, kur u thashë kunetërve të tu se doja ta bëja Milanin skuadrën më të titulluar në botë, sepse mamaja ime ishte sekretarja e baba Moratit, që kishte zyrat në Milano. Kemi një miqësi antike”. Duke nisur nga kjo, “vitin e shkuar ju lamë të fitonit gjithçka, por këtë vit e kemi thënë: mjaft, është koha të qëndroni të qetë për pak”, tha më tej kryeministri italian. Në fund edhe një baracaletë për zikaltërit: “Një miku im kishte një këlysh, e merrte gjithnjë në stadium dhe ishte bërë interist edhe ai. Kur Interi barazonte ai lehte, kur humbiste qante. Po kur fitonte? Miku im më tha: nuk e di, kemi 10 vjet pa fituar”.
(e.m/BalkanWeb)
(e.m/BalkanWeb)