shte mbyllur ne barazim 1-1 ndeshja mes Realit te Madridit e Barcelones
Nuk pati fitues, madje ishte një nga Klasiket më të ndryshme të historisë. Real-Barça luajti aktin e parë të dramës me katër të tilla, duke e mbyllur siparin me rezultatin 1-1, me epërsi territoriale dhe rastesh të katalanasve dhe me një skuadrës madrilene që luajti me disiplinë të hekurt taktike dhe me kujdesin për të mos pësuar, sipas instruksioneve më të hollësishme të trajnerit Murinjo.
Ndodhi për herë të parë që Mesi shënoi ndaj Murinjos, po ashtu për herë të parë Ronaldo shënoi ndaj Barcelonës dhe sërish ishte precedent që Guardiola nuk fitoi si trajner ndaj Realit.
Ndodhën shumë, veçse Barcelona nuk e pati mendjen aspak tek këto kur e nisi menjëherë në sulm dhe Lionel Mesi mund dhe duhej të kishte shënuar në minutën e 20-të kur u ndodh i vetëm me Kasijasin, por numri 1 i Realit bëri mrekullinë. Pa kaluar mirë 7 minuta, ishte një tjetër aksion i miqve që solli alarm në zonën e të bardhëve dhe David Vija u rrëzua pranë portës duke kërkuar penallti. Gjyqtari Munjiz Fernandez nuk ishte i atij mendimi, megjithë protestat blaugrana.
Reali u përgjigj me një aksion të Kristiano Ronaldos që iu afrua golit, por në minutat e fundit, të dyja skuadrat krijuan nga një rast të mirë. Fillimisht, Mesi la prapa 3-4 mbrojtës pas një aksioni koral të miqve, por sërish Kasijas e grushtoi gjuajtjen e yllit argjentinas. Më pas, në minutën e fundit të pjesës së parë, Ramos pasoi me kokë në zonë për Ronaldon që u duk se shënoi, por Adriano largoi topin po me kokë pranë vijës fatale.
Pjesa e dytë u duk se nisi më mirë për ekipin e Murinjos dhe Ronaldo goditi bazën e shtyllës së Valdesit pas një goditjeje dënimi të ekzekutuar shumë bukur. Por, menjëherë pas kësaj, Barcelona kaloi në epërsi. David Vija përfitoi nga gabimi i Raul Albiolit duke fituar penallti në minutën e 52-të, ndërsa mbrojtësi spanjoll doli nga loja me karton të kuq. Mesi mori menjëherë përgjegjësinë për të gjuajtur 11-metërshin. Kasijas ishte në trajektore të topit, por nuk mundi ta ndalë dhe katalanasit kaluan në epërsi 1-0. Ishte goli i parë i Mesit ndaj Murinjos.
Në epërsi numerike, Barça provoi të shënonte golin e dytë me anë të Çavi Hernandezit, por topi goditi traun e portës së Realit. Ndërsa ndeshja vazhdoi me përpjekje të të dyja skuadrave erdhi momenti kur mbrojtja mike gaboi dhe Marselo hyri në zonë, në duel me Dani Alveshin. Rrëzimin e brazilianit të Realit, gjyqtari Fernandez e quajti penallti për gëzimin e madh të Murinjos që kërkoi edhe karton për Alveshin.
Ishte Kristiano Ronaldo që realizoi 11-metërshin duke vendosur barazpeshën në këtë ndeshje të vështirë, pikërisht në minutën e 82-të.
Barça u përgjigj dhe fillimisht Kasijas ndaloi Vijën, ndërsa gjuajtja e Mesit përfundoi mbi portën e tij. Në një kundërsulm, Ozil kaloi topin tek Adebajor dhe ky për Kedirën, por gjermani gjuajti drejt e në duart e Viktor Valdesit. Në minutën e 3-të shtesë, katalanasit patën mundësi të largoheshin nga Madridi me fitore, por pasimi i Çavit për Vijën nuk u arrit dot nga sulmuesi dhe kështu Reali shpëtoi më së miri.
Një barazim që afron titullin për Barcelonën, por që tek Reali e përjetojnë si sukses dhe shkojnë me moral më të lartë në finalen e Kupës së Mbretit po përballë katalanasve të mërkurën në Valencia.