Berluskoni: “Kaka? Nuk shitet!”

Presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni, gjatë një interviste të dhënë për të përditshmen spanjolle "Marca", konfirmoi edhe njëherë tjetër se Kaka nuk është në shitje. "Nuk do ta shesim kurrë", - deklaroi Berluskoni. Për sa i përket merkatos, Milani, megjithatë do t'i mbajë sytë drejt Spanjës. "Kur të jetë në merkato do të kërkojmë Ronaldinjon", - shtoi bosi kuqezi, duke theksuar se në lidhje me Kakanë, drejtuesit e Realit të Madridit, u treguan pak pa sensin e duhur.