Toti sulmon Ronaldon e Mancesterit

"Një humbje e padrejtë. Pastaj ishte edhe penalltia...". Në aeroportin e Mancesteri, pak kohë se Roma të merrte avionin e të rikthehej në Itali, Francesko Toti i rikthehet edhe njëherë humbjes së verdhekuqve në "Old Traford" për Ligën e Kampioneve. Por, dhe për akuzat e Kristiano Ronaldos në vigjilje të ndeshjes. "E pres të vijë në ‘Olimpiko'...Ne i dhamë dicka, dhe nuk i referohem goditjes së Vucinicit". Toti flet edhe për ndeshjen: "Jemi rritur në raport me vitin e kaluar. Ata janë të fortë, por dhe ne jemi të tillë, ishim vendosur mirë në fushë. Bëmë ndeshjen që duhet të bënim. Një humbje e padrejtë, pasi ishte edhe penalltia". Për takimin flet edhe Alberto Akuilani, i cili pësoi një dëmtim në ndeshjen kundër Mancesterit. "Pata më shumë frikë se dhimbje, pasi ndjeva një goditje të fortë. Dëmtimi nuk është si ai disa kohëve më parë. Kam frikë se do të jetë i ngjashëm me atë kur luaja me të rinjtë". I vetmi nga lojtarët e Romës që mbeti në Angli është Daniele De Rosi, i cili duhet të xhirojë një spot publicitar. Avioni që i solli në aeroportin "Fiumicino" për koincidencë u ul pranë carterit të Realit të Madridit, që dje luajti kundër Lacios në Ligën e Kampioneve.