Berluskoni: Kaka refuzoi paratë e pista
Milano - Oferta e klubit anglez ndaj Kaka-s ka qenë në qendër të vëmendjes të mediave italiane deri në orët e mesnatës së kaluar. Vendimi i tij për të qëndruar pranë Milanit është bërë publik nga presidenti i klubit, Silvio Berlukoni. Përmes një lidhjeje telefonike me kanalin La7, Berluskoni ka deklaruar se Kaka ka zgjedhur të rezuzojë ofertën e majme angleze dhe ka pranuar të vazhdojë me Milanin. “Kaka, përveç se një lojtar i madh, është edhe një njeri i amdh. Atë e vërtetoi me vendimin e fundit që ndërmorri. Kaka diti të respektojë uniformën që vesh. Ka gjëra që janë më të rëndsishme se paraja”, tha Berluksoni.
Ndërkohë, në orët e mbrëmjes së kaluar, Kaka është takuar me teknikun Galliani dhe babain e tij dhe më pas me vetë Berluskonin. Ndërkohë, përpara selisë së AC Milan, një numër i konsiderueshëm tifozësh po protestonin kundër largimit të Kaka-s.