E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibrahimoviç, tre çmime në Itali për 2008-ën

Romë - Zlatan Ibrahimovic është shpallur lojtari më i mirë në Itali duke rrëmbyer kështu tre trofe mjaft të rëndësishëm. Ai është zgjedhur lojtari më i mirë në Itali, lojtari më i mirë i huaj dhe golshënuesi më i mirë për vitin 2008.

Çmimet janë shpërndarë për lojtarët që luajnë në Serinë A në Itali dhe ceremonia e shpërndarjes së tyre është transmetuar drejpërsëdrejti nga kanali SporItalia.

Ndërkohë, kapiteni i Juvendusit, Alessandro Del Piero, është zgjedhur lojtari më i mirë Italian, i pasuar ky nga shoku i skuadrës, Giorgio Chiellini.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›