Berluskoni: Kurrë nuk kam menduar ta shes Milanin
“Kurrë nuk më ka shkuar ndërmend ta shes klubin. Nuk bëhet fjalë për çështje financiare, por për çështje ndjenjash”. Këtë e thotë Silvio Berluskoni në një konferencë shtypi nga Sofia e Bullgarisë.
Ndërkohë, administratori i deleguar, Adriano Galiani, vazhdon me krenarinë e tij, duke përsëritur se Milani është klubi me më shumë tituj në botë. “Nuk kemi nevojë pëer shumë investime në merkaton e janarit. Qëllimi ynë është të krijomë një skuadër të fortë dhe të ecim sa më lart që të jetë e mundur”, ka theksuar Galiani.
Në lidhje me lajmin e publikuar në disa të përditshme italiane mbi një shitje të mundshme të Milanit, numri dy i klubit kuqezi tha se një lajm të tillë e kanë përhapur vetëm mediat, pasi nuk ka asgjë të vërtetë në gjithë këtë çështje.
“Jo, Milani nuk është në shitje. Kemi bërë një marrëveshje me kompaninë “Emirates” por nuk ka të bëjë me shitjen, qoftë të plotë apo të pjesshme të aksioneve të klubit”, sqaroi Galiani.