Universitetet, sot afati i fundit për formularin A3
Tashmë kanë mbetur edhe pak orë, kur të rinjtë që dëshirojnë të ndjekin shkollën e lartë, të depozitojnë kërkesën e tyre për të hyrë në universitet.
"Kandidatët të paraqiten në drejtoritë arsimore deri në datën 16 tetor 2009, ora 18:00, për të bërë kërkesë për plotësimin e formularit A3", thuhet në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit.
"Formulari A3 do të shpërndahet në drejtoritë arsimore më 21 tetor 2009, nga ku do të tërhiqet nga kandidatët, të cilët duhet të dorëzojnë formularin e plotësuar deri më 26 tetor", - përfundon udhëzimi i firmosur nga ministri Myqerem Tafaj.
Pasi të kenë plotësuar këto procedura, studentët brenda katër ditëve do të marrin një përgjigje nëse kanë fituar të drejtën e studimeve apo jo. Kjo do të arrihet pas rishpërndarjes së kuotave të mbetura bosh nga ana e APRIAL. Regjistrimi për këtë kategori studentësh do të bëhet më datat 1 deri 4 nëntor, fazë kjo e cila do të mbyll përfundimisht garën për në universitete për këtë vit akademik.
Faza e dytë e regjistrimeve bëri që në universitete të mbeten 2257 vende bosh, ku në atë të Tiranës këto vende janë 267, 210 vende në Universitetin Politeknik dhe 155 në Universitetin Bujqësor.