E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni: Maqedonia të bëhet anëtare e BE-së

Kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni tha se qeveria të cilën e drejton ai, mbështet Maqedoninë në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s.
Sipas Berluskonit Maqedonia meriton raport pozitiv për fillim të negociatave me BE-në dhe meriton të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.
Komentet shefi i qeverisë italiane i bëri pas një takimi me kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Greuvski, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.
Shtimi i vëllimit të bashkëpunimit tregtar dhe rritja e nivelit të investimeve të huaja nga Italia në Maqedoni janë qëllime kyçe rreth të cilave është arritur marrëveshje, për realizimin e të cilave dy kryeministrat, krahas angazhimit qeveritar, do të investojnë edhe autoritetin e tyre personal.
Ndërkohë kryeministri maqedoans Nikolla Gruevski gjatë vizitës në Itali shoqërohet nga zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Vlladimir Peshevski, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki dhe Martin Protogjer, shef i kabinetit të kryetarit të Qeverisë.
Ky është takimi i tretë i kryeministrit Gruevski me kolegun e tij italian Berluskoni. Takimi i parë ishte në vitin 2007, kur Gruevski qëndroi në Romë, gjatë turneut ekonomik për tërheqjen e investimeve të huaja, organizuar nga Qeveria e Maqedonisë, e më pas nga fundi i nëntorit të vitit 2010 në Samitin BE-Afrikë në Libi.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›