E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri: BE-ja t’i bëjë presion Serbisë


“Bashkimi Evropian duhet t’i bëjë presion Serbisë për vazhdimin e bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE-ja, që janë ndërprerë muajin e kaluar”.
Kështu tha shefja e ekipit negociator të Kosovës, Edita Tahiri.

“Në këtë fazë BE-ja duhet të jetë, më e vendosur dhe të përdorë mjete diplomatike për presion ndaj Serbisë, për implementimin e marrëveshjeve dhe për vazhdimin e dialogut”, tha Edita Tahiri, në konferencën e përbashkët për gazetarë, me minsitrin e jashtëm slloven, Samuel Zhbogar, në Lubjanë.

Sipas Tahirit, BE-ja si ndërmjetësuese në dialog, ka mjete të rëndësishme për t’i detyruar palët për bashkëpunim”.

Shefja e ekipit negociator të Kosovës ka fajësuar qeverinë e Serbisë për këtë situatë dhe është shprehur se BE-ja duhet ta shpërblej Prishtinën me “raporte kontraktuale”, deri në fund të vitit, për rolin konstruktiv të Prishtinës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›