E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni: NATO, të marrë përsipër komandën për sulmet në Libi

Kryeministri italian Silvio Berluskoni bën thirrje që NATO të marrë përsipër komandën e operacioneve ushtarake në Libi.
 

Duke komentuar zhvillimet, Berluskoni tha se Italia kërkon që komanda ti kalojë NATO-s në mënyrë që të koordinojë operacionet.
 

Ndërkaq, Berluskoni tha se Italia do të respektojë vetëm rezolutën e Kombeve të Bashkuara për të Libinë.
 

Prej tre ditësh forcat ndërkombëtare kanë nisur një operacion ajror ndaj forcave të liderit të Libisë, Muammar Gadafi.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›