E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robert Gates vazhdon vizitën në Rusi

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts vazhdon vizitën në Rusi, ku sot do të takohet me homologun Anatoli Serdjukov dhe presidentin Dimitri Medvedev.

Sidoqoftë, nuk është parashikuar një takim me kryeministrin Vladimir Putin.

Gejts i kaloi dy ditët e para të vizitës në San Petersburg, ku e lavdëroi progresin në marrëdhëniet SHBA-Rusi.

Ai gjithashtu theksoi se Moska duhet t`i lejojë NATO-s të përdor territorin e Rusisë për furnizimin e trupave në Afganistan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›