E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni: Nuk është gjë e keqe të dalim nga euro

Ish-kryeministrit italian, Silvio Berluskoni

Deklaratat e ish-kryeministrit italian Silvio Berluskoni kanë shkaktuar reagime të ashpra.

Berluskoi ka thënë se, nuk besoj se është gjë e keqe që të dalim nga euro, me qëllim që të shkojmë në zhvlerësimin konkurrues. Ai këto deklarata i ka bërë gjatë promovimit të një libri në Romë.

Dhe më pas Berluskoni ka shtuar se, çfarë do të ndodhë nëse Italia, Spanja dhe Greqia rikthehen tek monedha e tyre kombëtare? Mund të humbasë një pjesë e pasurisë, por unë nuk mund ta kuptoj arsyen.

Sipas Berluskoni, duket të ushtrohet presion, me qëllim që Gjermania ta zbusë disi qëndrimin e saj dhe Europa të mos shpërbëhet.

Politika e sotme e kursimeve që ndjek Gjermania, ka helmuar ekonominë, përfundoi Berluskoni deklaratën e tij. /La Repubblica/

Përgatiti: E.L

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›