Berluskoni: Sulmet, të pabazuara

Kryeministri italian Silvio Berluskoni ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij duke theksuar se asnjëherë nuk ka abuzuar me minorenet, por gjithçka për të cilën e akuzojnë e bëjnë për ta rrëzuar politikisht.
Në një mesazh përmes videos duke hedhur poshtë akuzat për marrëdhënie seksuale me një prostitutë të mitur Berluskoni ka theksuar se kurrë nuk ka paguar para për marrëdhënie seksuale me ndonjë grua.
Sipas tij, gjithçka bëhet nga kundërshtarët e tij politikë për ta diskretituar në mënyrë që të humbasë pikë në pushtet, porse kjo nuk ka gjasa të ndodhë.
Për sa i përket vajzës marokene për të cilën ai akuzohet se ka kryer marrdhënie seksuale me para, Berluskoni nuk i hodhi poshtë pohimet për ndihmën e kësaj vajze, por theksoi se me të nuk ka pasur kurrë ndonjë lidhje seksuale me të.