E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wikileaks, të dhëna të 2 mijë klientëve të bankave zviceriane

Website Wikileaks, do të nxjerrë të dhënat e 2 mijë klientëve në bankat e Zvicrës, dhe mes tyre do të jenë emrat e 40 politikanëve. Ende nuk dihet se të kujt shteti i përkasin këta politikanë.

Të dhënat do të publikohen në Londër në Front line Club, ku do të jetë prezentë edhe themeluesi i këtij ueb site, Jualin Assange. Të dhënat nuk do të publikohen menjëherë.

Ish bankieri Rudolf Elmer, i cili do të japë të dhënat e Wikileaks, ka deklaruar se do të vlerësohen të gjitha informacionet dhe nëse do të ketë shenja të evazionit fiskal, atëherë ato do të shpërndahen.
 

Sipas tij, në listën e emrave të klientëve të bankave, ka shumë multi-milionerë, të nacionaliteteve të ndryshme. Gjenden gjithashtu të dhëna për shumë fonde të investimeve në shtete si Zvicra, SHBA, Gjermania dhe Britania e Madhe. Të dhënat vijnë nga të paktën tre insitucione financiare, nga vitet 1990 deri në vitin 2009.
 

Elmer, ish drejtori i bankës Julius Baer në ishujt Cayman, do të dalë përpara gjykatës në Zyrih të mërkurën për t`iu përgjigjur akuzave për dhunim të sekreteve bankar, pasi ka infromuar në 2007 Wikileaksin, lidhur me të dhënat e disa klientëve.
Ndërkohë Wikileaks, është zotuar se do të publikojë informacione të tjera, pavarësisht, proçesit gjyqësor të themeluesit të saj Julin Assange dhe sulmeve të ndryshme.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›