E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni, apel ligjvënësve para votëbesimit

Kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni, u bëri thirrje ligjvënësve italianë të mos rrezikojnë qeverinë për interesa të ngushta politike.
Duke folur në Senat para votëbesimit të qeverisë së tij, Berluskoni theksoi se Italia ka nevojë për vazhdimësi operative dhe se largimi i tij do të krijonte një krizë që do ta zhyste vendin në errësirë.

Nëse ai humbet, Berluskoni paralajmëroi se vendi do të shkonte në zgjedhje të parakohshme.

“Unë theksoj me përgjegjësi absolute se Italia nuk është pjesë e problemeve ekonomike evropiane, por pjesë e zgjidhjes së tyre”, theksoi kryeministri

“I kuptoj ata që kërkojnë të mosbesojnë qeverinë, duke provokuar mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme. I kuptoja ata që kërkojnë një kryeministër të ri, duke qenë më se i sigurte se ekziston mundësia e formimit të një mazhorance tjetër. Ajo qe nuk arrij te kuptoj është sesi mund te kërkojë dikush me çdo kusht të krijojë një krize, e cila do ta zhyste vendin ne errësire”, u shpreh Berluskoni.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›