Merkel kritikon Janukoviçin për sistemin gjyqësor

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka telefonuar presidentit të Ukrainës, Viktor Janukoviç, për të shprehur shqetësimet se sistemi gjyqësor i Ukrainës është duke u përdorur si mjet kundër kundërshtarëve politikë.
Zëdhënësi i kancelares Merkel tha se kjo e fundit në mënyrë specifike ka veçuar ish-kryeministren Julia Timoshenko, e cila është arrestuar nën akuzat për korrupsion. Disa qeveri perëndimore kanë kritikuar gjykimin e Timoshenkos, duke thënë se ai ka të bëjë me “hakmarrje kundër kundërshtarit politik”.
Merkel i ka thënë Janukoviçit se ndihma e e Bashkimit Evropian për Ukrainën varet nga angazhimi i Kievit drejt demokracisë dhe sundimit të ligjit.