Asambleja e OKB-së, njeh Këshillin Tranzitor në Libi

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, ka votuar pro njohjes së Këshillit Kombëtar të Tranzicionit si përfaqësues zyrtar i Libisë në organizatën ndërkombëtare. Njohja ka ardhur pasi kanë votuar 114 vende por këtij vendimi, vetëm 17 prej këtyre vendeve mes të cilëve edhe Venezuela, Nikaragua dhe Kuba nuk kanë votuar.
Me këtë hap, asambleja lejon të dërguarin e Këshillit, të vendoshet në postin e emisarit të Muamar Gadafit në Kombet e Bashkuara dhe të marrë pjesë në debatet e seancës së 66-të. Ndërkaq, Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është duke përgatitur vendosjen e një misioni në Libi, në mbështetje të Këshillit Kombëtar të Tranzicionit.