E Diel, 1 Nëntor 2026

Marreveshja doganore BE pershendet operacionin ne veri

Brukseli përshëndet hyrjen në fuqi të Marrëveshjes për njohjen e vulave doganore të Kosovës.  Maja Kacijançiç, zëdhënëse e shefes për politikë të jashtme dhe Siguri në BE, Catherine Ashton, tha se operacioni sigurohet nga EULEKS-i dhe doganierët kosovarë,  në zbatim të marrëveshjes së 2 shtatorit, të nënshkruar në Bruksel  me ndërmjetësimin e BE.  Ky veprim i ligjshëm, sipas Kacijancic, tregon se sistemi doganor në Kosovë është i pavarur dhe funksionon si i tillë, në dobi të jetës dhe kërkesave të qytetarëve.

“Kjo marrëveshje plotëson atë që mungonte në sistemin doganor të Kosovës.Ju e di se që nga viti 2000 Kosova është zonë doganore më vete dhe ajo që po bën tani EULEKS-i  përputhet me mandatin e tij. Veprimet në kufi po bëhen pikërisht nga funksionarët e EULEKS-it në praninë e doganierëve kosovarë”- tha Kacijançiç.

Tensionet që kanë rifilluar që prej së enjtes nga serbët në qytetin e Mitrovicës synojnë pengimin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje. Kjo ka shkaktuar reagimet e BE e të NATO-s që mbështesin normalizimin dhe fuqizimin e shtetit ligjor në Kosovë.

Gjovalin Kola

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›