E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lideret shqiptare gare ne Tetove e Gostivar

Informacionet e para te partive shqiptare bejne te ditur se lideret e partive shqiptare do te garojne ne njesine me te madhe zgjedhore numer gjashte ne rajonin e Tetoves, Gostivarit dhe Kercoves. Bartes te listave te deputeteve per PDSH-ne do te jete kryetari Menduh Thaci, per BDI-ne Ali Ahmeti, per PPD-ne Abdulhadi Vejseli dhe per BDSH-ne Bardhyl Mahmuti. Ndersa nga blloku politik maqedonas, gara mes lidereve do te zhvillohet ne njesine zgjedhore numer nje, ku do te garojne lideri i VMRO-DPMNE-se, Nikolla Gruevski dhe liderja e LSDM-se, Radmilla Sheqerinska. Maqedonia ne baze te sistemit zgjedhor eshte e ndare ne gjashte zona, ndersa shqiptaret garojne kryesisht ne kater zona zgjedhore, ndersa ne nje zone jane pakice simbolike, ku perfshihet Prilepi, Manastiri dhe vendbanime te vogla rurale. Maqedonia ka hyre ne zgjedhje te parakohshme pas vullnetit te deputeteve per shperndarjen e parlamentit. Zgjedhjet e reja do te zhvillohen me 1 qershor, nderkohe qe kane filluar edhe programet elektorale per kete dite. Nje mundesi tjeter eshte edhe dalja e partive shqiptare ne Maqedoni si te vetme ne zgjedhje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›