Berluskoni është mirë!
Romë (start)-Kryeministri italian është shëndoshë e mirë-kështu ka sqaruar zëdhënësi i qeverisë italiane, Paolo Bonaiuti, i cili poshtë zërat se Silvio Berluskoni kishte pasur shqetësime shëndetësore në avion gjatë kthimit nga samiti i G20-s në Uashington, sipas televizionit Sky TG24, ashtu siç kishte njoftuar një agjenci italiane lajmesh. Sky TG24 ishte informuar nga agjencia e lajmeve AGI se Silvio Berluskoni kishte pasur shqetësime shëndetësore gjatë kthimit nga Uashingtoni. Informacioni doli nga një zyrtar i një kongresi që do të zhvillohej në Verona ku duhej të merrte pjesë sot shefi i qeverisë, Silvio Berluskoni.