Irak, marreveshje per terheqjen e trupave USA

Pas shume negoiciatash, qeveria irakiane ka arritur nje marreveshje te rendesishme me amerikanet per fushen e sigurise.
Sipas kesaj marreveshjeje, trupat amerikane duhet te terhiqen plotesisht nga Iraku brenda vitit 2011. 28 vota nga 35 kane shkuar pro marreveshjes, ndersa tani Parlamenti duhet ta ratifikoje.
Qe prej vitit 2003 rreth 150 mije ushtare amerikane jane shperndare ne rreth 500 baza ushtarake ne te gjithe vendin, duke ruajtur sigurine e brishte te Irakut pas renies se diktatorit Sadam Husein. Marreveshja parashikon gjithashtu qe, nga qytetet, ushtaret te largohen brenda fundit te vitit 2009, per t’u perqendruar vetem ne bazat jashte zonave urbane.
Terheqja e trupave amerikane nga Iraku ka qene nje nga pikat me te debatuara ne perballjen presidenciale mes McCain dhe Obama, te cilet kishin pikepamje shume te kunderta per kete problem.