Zjarret, Kalifornia ne gjendje te jashtezakonshme

Sipas te dhenave, flaket po perhapen me shpejtesi te madhe nga era qe pershkon zonen me rreth 120 km/h, ndersa zjarrefikesit po bejne te pamunduren per te mbajtur nen kontroll vatrat me te rrezikshme.
Qe prej dites se premte, u shpall gjendja e jashtezakonshme ne Santa Barbara dhe Montecito ku me shume se 100 ndertesa jane shkaterruar plotesisht. Nderkohe, sot guvernatori Arnold Schwarzenegger ka shpallur gjendjen e jashtezakonshme ne shtetin e Kalifornise.
Per te pershkruar tmerrin dhe oret e kaluara me friken e madhe, aktori i njohur i zones se Santa Barbara-s, Rob Lowe ka folur per revisten e perjavshme “People”. “Dukej sikur po ndodhte apokalipsi. Gruaja ime erdhi duke uleritur me te mdhe pasi pa se mali ishte ne flake. Mora femijet dhe u larguam menjehere”, shprehet aktori, shtepia e te cilit bashke me ate te Michael Douglas dhe Oprah Winfrey nuk kane pesuar deme te medha materiale. Ne kete zone rreth 1500 shtepi jane avakuuar plotesisht.