Irak, 15 të vdekur nga sulm me autobombë
Dijala (start)-Të paktën 15 persona mbetën të vdekur në Irak. Ky është bilanci më i fundit i një autobombe që shpërtheu këtë të diel në provincën veriore irakiane Dijala, njoftoi sot policia irakiane. Nga sulmi i përgjakshëm, u plagosën edhe 20 persona të tjerë. Komunikata e policisë bën të ditur se mes të vdekurve ishin edhe shtatë policë. Autobomba kishte objektiv një pikë kontrolli policor, në veri të Bagdadit, ku militantët e al-Kaedës janë shumë aktivë, pavarësisht se janë eliminuar në pjesë të tjera të vendit, njoftuan burime të ndryshme