Berluskoni fiton zgjedhjet ne Itali

E djathta e Berluskonit eshte fituese e zgjedhjeve te pergjithshme me 42 per qind te votave, kundrejt 40 per qind te votave te fituara nga e majta e drejtuar nga Valter Veltroni dhe Italia dei Valori, sipas nje Exit Polli te publikuar dje. Mes rreth 47 milion qytetareve italian me te drejte vote, votuan kete radhe ne zgjedhjet legjislative ne Itali dhe rreth 30 mije shqiptar me banim ne kete vend te cilet gezojne te drejten e dynenshtetesise, shqiptare dhe italiane njekohesisht. Sipas ketyre te dhenave, koalicioni "Populli i Lirise" se bashku me partite Lega Nord dhe MPA udheheq me rreth 2 deri ne 3 per qind ne te dy dhomat e Parlamentit, megjithate rezultatet pritet te ndryshojne. Ne kete menyre, italianet duket se kane vendosur qe qeveria te drejtohet nga miliarderi 71-vjecar, Silvio Berluskoni, i cili rikthehet ne kete post per te treten here. Megjithate, italianet duhet te presin ndoshta deri ne oret e vona te nates per te pare nese vertet, Silvio Berluskoni, do te jete Kryeministri i ri i vendit. Pjesemarrja ne votime ka qene rreth 80 per qind, nderkohe qe votimet zgjaten dy dite. Zgjedhjet u mbajten tre vjet perpara kohe, menjehere pas renies se qeverise se Romano Prodit dhe koalicionit te drejtuar prej tij. Shume italiane dyshojne se qeveria e 62-te qe pas Luftes se Dyte Boterore mund te rigjalleroje ekonomine, te ule cmimet per ushqimet baze si dhe te ngreje moralin kombetar. Nderkaq, gjate diteve ne vijim do te mund te shohim edhe koalicione te tjera, ndersa qeveria e re do te perballet me shume sfida te rendesishme lidhur me rigjallerimin e ekonomise. Rezultatet mund te detyrojne grupimin Liria e Popullit te Berluskonit te formoje koalicione me parti te vogla, nderkohe qe edhe partia demokratike e Veltronit nuk do t'i shpetonte ketyre koalicioneve.
30 Mije shqiptare me banim ne kete vend, me te drejte vote, shprehen vullnetin e tyre ne zgjedhjet legjislative midis 47 milione qytetareve italian. Sipas te dhenave qe "Lidhja nacionale shqiptaro-arberesh" disponon, rezulton qe shumica e tyre votojne partine "Liria e Popullit".
Berisha uron Berluskonin per fitoren
Kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha, ka uruar dje ne mbremje me ane te nje telefonate kryeministrin e ri te Italise, Silvio Berluskoni. Ata kane biseduar per vazhdimesine ne bashkepunimin e metejshem ne te gjitha fushat, gjithashtu po diskutohet edhe mundesia e nje takimi midis dy krereve te shtetit.