Itali, dita e dytë e votimeve, kryeson Berluskoni, Vetroni
Vazhdon dita e dytë e votimeve në Itali. Votimet janë hapur në orën 7 dhe do të mbyllen në orën 15. Ditën e djeshme deri në orën 22, me mbylljen e kutive të votimit për Dhomën e Deputetëve ka votuar 62.5% e elektoratit. Kakryesuar me vota ish kryeministri Silvio Berluskoni dhe ish kryetari i Bashkisë së Romës, Valter Veltroni. Fituesi i garës do të formojë qeverinë e 62 të Italisë që pas periudhës së luftës së Dytë Botërore. Anketat parazgjedhore tregonin se zoti Berluskoni, një konservator dhe një nga peronat më të pasur të Italisë, mund të marri postin e kryeministrit.Në këto zgjedhje votohet për 945 vendet e Senatit dhe të Dhomës së Deputetëve. Zgjedhjet mbahen tri vjet para afatit, pasi në muajin janar, qeveria e qendrës së majtë e zotit Prodi ra pasi humbi votëbesimin në parlament. Qeveria Prodi u shpërbë vetëm 20 muaj pas fillimit të mandatit të saj 5-vjeçar.