Meta: Rama, pjelle e krizes se Nanos

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, sulmon ne menyre frontale kryetarin socialist, Rama. Ne nje interviste te dhene ne emisionin "Opinion Plus", te Blendi Fevziut, ne TV Klan, kreu i LSI nuk ka munguar t'i kujtoje Rames levizjet "akrobatike" politike mes tij dhe Nanos, si dhe lojen me dy porta qe ka luajtur gjate gjithe kohes derisa, pas humbjes ne zgjedhjet e vitit 2005, doli ne krye te PS, si pasoje e krizes se thelle, ne te cilen e la ish-kryetari Fatos Nano kete parti. "Rama nuk ka asnje lidhje me te majten, nuk ka askush iluzione per Ramen, qe nuk perfaqeson asnje nga socialistet. Drejtimi i Nanos i fundit solli krizen ne PS. Rama eshte pjelle e krizes se Nanos", ka qene deklarata e mbremshme e ish-kryeministrit Meta. I cili nuk ka munguar te jape dhe momente teper pikante te marredhenieve te tij me Ramen, ne raport edhe me ish-kryetarin socialist, Nano, te cilin, sipas tij, ne vitin 2001 kreu aktual socialist e kishte mashtruar ne lidhje me mbeshtetjen per aspiraten e tij per President. Per te, loja me dy porta e Rames me Nanon ka qene vertet e dukshme. Duke zbardhur detaje te marredhenieve mes tij dhe Nanos ne ate kohe, Meta sqaron se i kishte kerkuar ish-liderit socialist te mos kandidonte pasi do te ishte nje president i paligjshem, sepse rezolutat e asamblese parlamentare te KE, por dhe institucione te tjera nderkombetare nuk do ta njihnin si president, duke e cilesuar si te paligjshem, per shkak te "Dushkut". Meta sqaron se ne bisede me Ramen, kishte marre prej tij kundershtine per Nanon president. Nderkohe qe, menjehere pas kthimit te Nanos nga kurimi per gishterinjte e keputur, ne bisede me te, Meta i kishte thene se kishte dhe Ramen kundershtar. Nano kishte bere te habiturin, duke thene se Rama i kishte bere vizite ne spital ne Athine, me nje tufe me lule. "Une duke ditur qe Nano e luante blofin, takova Edi Ramen dhe i thashe se Nano keshtu me tha. Pas kesaj, u sqarua gjithcka edhe e pranoi qe ishte takuar. I thashe te mos bente gjera te tilla joserioze dhe qe atehere une pesova nje tronditje te forte ne raportet e mia me Ramen", sakteson Meta. Nga ana tjeter, Meta perserit edhe njehere akuzat e tij ndaj Rames per bashkepunimin me Berishen, duke u shprehu se denoncon pa asnje kompromis pazarin Rama-Berisha, permes disa ndryshimeve mjaft agresive ne Kushtetute dhe teresisht jodemokratike, qe rrezikojne ta shnderrojne kete Kushtetute ne "kodin e Gerdecit". Nderkohe qe Ramen e cileson si te kapur qe pas heqjes se Sollakut, duke u shprehur njeheresh se asnjehere nuk i ka besuar Rames. Ai ka kerkuar nga Rama te heqe dore nga lidhja me Berishen.
Drejtuesit e PS, pasues te Enverit e Ramizit
"Perse ai duhet te shkelte nje marreveshje me partite e opozites dhe me nje marreveshje te tille te bente nje marreveshje te tilla dhe pa u kushtezuar? Pse bashkekryetaret e reformes zgjedhore nuk e mblodhen komisionin? Perse behen zgjedhjet ne Shqiperi? Zgjedhjet ne Shqiperi behen per te caktuar shifrat. Per fat te keq, drejtuesit e PS-se trashegojne nje parti nga e kaluara, nga Enveri dhe Ramizi, ata e kane degraduar plotesisht kete force politike dhe nuk u dhimbset, pasi e kane marre si nje pasuri te patundshme nga dikush tjeter", tha Meta.