E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kongresi i PS, PD: Po manipulohen votat

Partia Demokratike ka reaguar për herë të ditur për kongresin e Partisë Socialiste. Këtë herë PD ka kritikuar vonesat në procesin e numërimit të votave të 1500 delegatëve, nga do të dalin edhe një pjesë e mirë e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare.

Më tej shtohet se Rama i cili ka kritikuar procesin e numërimit të votave të 8 majit, vazhdon të zgjasë procesin e numërimit të votave të kongresmenëve.

Sapo u mbushën 72 orë nga përfundimi i votimit të 1500 delegatëve të klonuar të PS, dhe akoma rezultati nuk bëhet i njohur, pasi po përpunohet në fabrikën e falsifikimit të Edi Ramës. Asnjëherë më pare, në historinë e këtij vendi nuk ka ndodhur që numërimi i votave të 1500 delegatëve të vijojë për 72 orë rresht siç po ndodh në kongresin e Edi Ramës. Kjo dëshmon qartë se ky është një proces falsifikimi dhe manipulimi dhe jo një proces numërimi, thuhet në deklaratën e PD-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›